Banka Botërore në raportin e saj të fundit sa i takon rritjes ekonomikë ka bërë me dije se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2 % këtë vit, ndërsa do të shënojë një rënie vitin e ardhshëm.
Konkretisht ajo në vitin 2023 do të jete 2.3 %.
Po ashtu në tërësi rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të arrijë në shifrat e 3.4 %-shit.
Sipas Bankës, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve të caktuara.
Banka shtoi se prodhimi ekonomik për grupimin rajonal të vendeve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore parashikohet të tkurret me 0.2% në 2022-shin dhe të kthehet në një rritje të dobët prej 0.3% në 2023-shin.
Kjo për shkak të efekteve të përhapura nga lufta në Ukrainë.
Parashikimi i vitit 2022 është një përmirësim i dukshëm krahasuar me parashikimin e mëparshëm të Bankës Botërore për një tkurrje prej 4.1% të PBB-së për rajonin që përfshin Ukrainën, Poloninë, Rusinë, Turqinë dhe vendet përreth.
Ai pasqyron elasticitetin dhe rritjen më të mirë se sa pritej në disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit të saj, së bashku me zgjerimet e programeve stimuluese të epokës së pandemisë në disa vende.
Banka theksoi se tani pret që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 35% në vitin 2022, një përmirësim mbi parashikimin e tkurrjes prej 45% në fillim të këtij viti.
Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, nevojat e Ukrainës për rimëkëmbje dhe rindërtim në sektorët social, prodhues dhe të infrastrukturës arrijnë të paktën 349 miliardë dollarë – më shumë se 1.5 herë më shumë se madhësia e PBB-së së saj në 2021.
Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel