Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me fillim në orën 11:00, pritet të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Muajin e kaluar, katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.
Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Guillou.
Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.
Salih Mustafa, i njohur me nofkën e luftës si Komandant “Cali”, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën që e ngarkon për vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor e ndalim të kundërligjshëm të civilëve gjatë vitit 1999 në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo