Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin lamtumirës me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari, theksoi se gjatë mandatit të Kajarit, ka një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.
“Kryeministri vlerësoi lartë bashkëpunimin gjatë kësaj kohe, veçanërisht në uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
“Përvoja dhe lidershipi juaj i madh luajti një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e situatës dhe ruajtjen e kohezionit në KFOR, pavarësisht sfidave”.
U theksua se misioni në Kosovë i Gjeneral Majorit Kajari filloi në të njëjtën kohë kur filloi të ndryshojë në mënyrë dramatike mjedisi i sigurisë globale për shkak të rritjes së politikës ekspansioniste ruse, që kulmoi me agresionin ushtarak në Ukrainë në fillim të këtij viti.
Ndërsa Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.
“Duke përmendur se vitin e kaluar Kosova ka marrë pjesë në Defender Europe 21 dhe se për herë të parë ka filluar të jep kontributin ushtarak për paqen dhe sigurinë, duke vendosur personelin ushtarak në Lindjen e Mesme, krah për krah me aleatët tanë”.
Më 15 tetor të vitit të kaluar, Ferenc Kajari, ishte emëruar komandanti i ri i KFOR-it.
Në vitin 1996, Gjeneralmajor Kajári mori pjesë në misionin KFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe më pas në Misionin e Bashkimit Afrikan në Sudan dhe Afganistan.
KFOR -i aktualisht ka 397 ushtarë nga Hungaria. Një numër më të madh ushtarësh kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës 660 dhe Italia me 628 ushtarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Von der Leyen e hapur për bashkëpunim me Konservatorët dhe Reformistët
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE