Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2.23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021.
Kështu shkruhet në raportin e publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Sipas INSTAT, PBB-ja në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi rënie me 1.16 %, krahasuar me tremujorin paraardhës, e ndikuar nga situata e vështirë globale që është shkaktuar nga çmimet e larta dhe problemet me furnizimin, si rrjedhojë e invazionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
INSTAT bën të ditur se, në rritjen ekonomike prej 2.23 % në tremujorin e dytë të vitit kontribut pozitiv kanë dhënë degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 1.68 %, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.65 %, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0.33 %, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 0.31 %, aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 0.26 %, ndërsa informacioni dhe komunikacioni me 0.06 %.
Nga ana tjetër, negativisht kontribuan aktiviteti i ndërtimit me 0.49 %, industria, energjia dhe uji me 0.46 %, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0.32 %, arte, argëtim, çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi me 0.09 %.
Sipas raportit të INSTAT-it, taksat neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me 0.29 %.
Në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021 degët kryesore që kontribuuan janë aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, i cili pati një rritje me 1.55 %.
Grupi i aktiviteteve “tregti, transport, akomodim” dhe “shërbim ushqimor” pati një rritje prej 11.42 %. Grupi i aktiviteteve “informacioni dhe komunikacioni” u shfaq me rritje prej 1.7 %.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste