Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Mark Bowman, të mërkurën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizita e tij është njoftuar në faqen zyrtare të BERZH-it.
Bowman gjatë vizitës së tij tre ditore në Kosovë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, anëtarët e qeverisë dhe diplomatë të ndryshëm.
Zëvendëspresidenti i BERZH, gjatë qëndrimit në Prishtinë do të nënshkruaj një marrëveshje të një projekti në kuadër të programit të BERZH-it “Rinia në Biznes në Ballkanin Perëndimor”, projekt i cili do të ofrojë financime dhe këshilla për sipërmarrësit nën moshën 35 vjeçare.
“Strategjia e re e BERZH-it për Kosovën, e miratuar në fillim të këtij viti, fokusohet në mbështetjen e sektorit privat, tranzicionin e ekonomisë së gjelbër dhe integrimin rajonal”, thuhet në komunikatën për media.
BERZH-i pritet të investojë 70 milionë euro në Kosovë këtë vit.
“Banka deri më sot ka investuar më shumë se 16 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të investojë më shumë se 1 miliardë euro atje çdo vit”.
Ndryshe Bowman para Kosovës, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Bowman gjatë vizitës së tij tre ditore në Tiran do të takohet me anëtarë të qeverisë, kreun e bankës qendrore, diplomatë, negociatorin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe biznese të sektorit privat.
“Investimi i BERZH-it në Shqipëri pritet të arrijë në 200 milionë euro këtë vit, ku pjesa më e madhe e financimit do të shkojë për projektet e sektorit privat”, thuhet në komunikatë për media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhunohet nga persona të paidentifikuar avokati i Berishës
-
Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit, thotë Rama në Ministerialin e Arsimit të Lartë
-
Protesta para Bashkisë, policia ndalon 49-vjeçarin për hedhjen e molotovit drejt qytetarëve
-
Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike në vitin 2023, por 70% e tyre ndodhën nga gabimet njerëzore
Lajmet kryesore
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit, thotë Rama në Ministerialin e Arsimit të Lartë
-
Marrëveshja Macron-Scholz: Ukraina duhet të jetë në gjendje të sulmojë bazat në Rusi
-
KFOR-i nderon ushtarët që u plagosën vitin e kaluar nga huliganët serbë në Zveçan