Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke revokuar një status të tij, shkruar në Facebook në vitin 2019, kur atëherë opozitar, Kurti për grevën në arsim – pos tjerash – thoshte se “prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësime, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”,
Tash si kryeministër, Kurti është përballë një situate të njëjtë kur mësimdhënësit janë në grevë e rrjedhimisht, nxënësit s’po mund ta vijojnë mësimin, por, sipas Deliu-Kodrës as ai s’po tregon ndenjen që e kërkonte atëherë si opozitar.
“Kështu paska deklaruar Albin Kurti lidhur me grevat në vitin 2019. Ndërkohë, si qeveritar nuk po e ka fare ndjeshmërinë e asnjërës palë; as të nxënësve, as të mësimdhënësve, e as të prindërve”, shkruan shkurt deputetja.
Akoma epitete më të rënda se ky i Deliu-Kodrës për Kurtin kanë pasur kryetari i saj, Memli Krasniqi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën përlamentare ku u diskutua pikërisht për greva.
“Tuc, paranojak, kopshtar, i dorëzuar, Don Kishot…”, janë vetëm disa nga mbiemrat që Krasniqi e Abdixhiku i patën për kryeministrin.
Seanca ishte thirrur për shumë pika, por ajo më e rëndësishmja ishte greva e nëpunësve civilë që nuk po kalon.
Seanca e Kuvendit u karakterizua me ofendime, e pak debat të strukturuar që supozohej të prodhonte një konsensus të përgjithshëm për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin e grevës si në arsim ashtu edhe në administratë publike.
Tuc, paranojak, kopshtar, i dorëzuar, Don Kishot… – gjithçka iu tha sot Kurtit në Kuvend
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 2 mijë protestues pro-palestinezë të arrestuar nëpër kampuset e SHBA-ve
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Laburistët fitojnë zgjedhjet paraprake të Blackpool South
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive