Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, kërkoi ditën e mërkurë votëbesimin për qeverinë e tij nga parlamenti. Pas kërkesës së tij, 62 deputetë votuan pro qeverisë së tij.
Zaev tha se është i pari kryeministër në vend që po e kërkon këtë. Kjo erdhi pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. Ky i fundit mungoi gjatë seancës plenare, kur po zhvillohej votëbesimi për qeverinë e Zaev-it.
“Gjashtë muaj, opozita thotë se kjo qeveri do të bie. Tre-katër muaj kanë paralajmëruar mosbesim për qeverinë. Por ja sot nuk janë prezentë në sallë”.
Sipas Zaev-it, qytetarët maqedonas e kanë bërë zgjedhjen e tyre më 15 korrik 2020. Gjithashtu dhe në parlament fitoi votëbesimin me shumicë votash. Me asnjë votë kundër dhe me asnjë të përmbajtur.
Zaev pati paralajmëruar se votëbesimi do të bëhej pa debate, sipas rregullores në përputhje me ligjin.
Sipas ligjit, nëse qeveria e Zaev-it votohej për mosbesim, atëherë kryeministri jep dorëheqjen. Brenda 24 orëve njoftohet kryetari i Kuvendit. Ku, ky i fundit njofton presidentin e RMV-së dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Qeveria që drejtohet nga Zaev numëron 62 deputetë nga 120 përfaqësues që parashikon Kuvendi i RMV-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”