Sektori i gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe puna profesionale e gjyqtarëve edhe njëherë mori vlerësim të lartë nga UEFA.
Kjo për faktin se në raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, UEFA e ka caktuar gjyqtarin kosovar, Visar Kastratin, për ta drejtuar ndeshjen e Grupit F, ndërmjet Gent-it dhe Shamrock Rovers.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Gent-it në Belgjikë, të enjten më 15 shtator, me fillim në ora 18:45.
Gjyqtari Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.
Gjyqtarët nga Kosova në vazhdimësi kanë pasur rritje, e ku kanë gjykuar në ndeshje mjaft të rëndësishme ndërkombëtare deri më tash, teksa rritjen e tyre profesionale e dëshmon edhe delegimi në raundin e dytë të fazës së grupeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?