Përballje

Muriqi shënon në fitoren e Mallorca-s kundër Rayo Vallecano-s


Ndeshja e luajtur mes Rayo Vallecano-s dhe Mallorca-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 12-të.

Vitin e kaluar, ishte ai i cili i ndihmoi Mallorca-n, të mos bien nga liga, ndërsa këtë sezon ai po i ndihmon të ngjiten sa më lart në La Liga.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64-të, Lee Kang-In shënoi golin e dytë të ndeshjen për të dyfishuar epërsinë e Mallorca-s.

Deri më tani, Mallorca ka luajtur tre ndeshje, ku ka, një fitore, një barazim dhe një humbje,

Në anën tjetër, Rayo Vallecano ka po të njëjtin record.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore