Të martën, Shoqata për Krimet e Luftës në Gjakovë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar gjatë luftës së Kosovës, Bozhidar Deliçit.
Gjatë dorëzimit të këtij kallëzimi penal udhëheqësja e ksaj organizate, Shkëndije Hoda, është shprehur që janë duke pritur rezultate pozitive.
“Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike, një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliqit. Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prapë kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.
Dëshmitari, Gjokë Sokoli theksoi se kanë përmes dëshmive që kanë siguruar aprovohet edhe pjesëmarrja e Deliçit në krime lufte.
“Kemi sjellë disa materiale për kallëzim penal kundër nënkryetarit të Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq, i cili ka qenë gjeneral lufte dhe këto dokumente jo vetëm që policia ka bërë krime por edhe ushtria, që ky ka qenë gjeneral”.
“Kemi dëshmi që e kanë njohur që ka marrë pjesë në masakrën e Mejës, Krushës e Gjakovës. Me qindra ka dëshmi dhe besoj se do të dalë para organeve të drejtësisë. Duhet edhe institucionet me apeluar në tërë botën që këtë kriminel”, tha ai.
Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova 1998-1999”, edhe me 31 maj ka dorëzuara në Policinë e Kosovës, kontingjentin e 16 të padive penale, i cili përfshinë mbi 100 padi për krimet e kryera në komunën e Gjakovës nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.
Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.
Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.
Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Von der Leyen e hapur për bashkëpunim me Konservatorët dhe Reformistët
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE