Qendërmbrojtësi i Leicester City, Wesley Fofana, po kërkohet në merkato nga Chelsea, teksa dhe PSG e ka nën monitorim.
Largimi i tij nga “dhelprat” nuk do të jetë i lehtë, pasi nëse kjo ndodh, duhet të vijë një ofertë që do e bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Pak ditë më parë, Leicester hodhi poshtë një ofertë prej 75 milionë eurosh nga Chelsea për francezin. Ata kërkojnë më shumë.
Sipas medias franceze “Footmercato”, Leicester do të lejonte largimin e Fofana-s për 80 milionë paund ose rreth 95 milionë euro.
Deri më tani, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori është Harry Maguire. Anglezi u shit nga Leicester te Manchester United për 89 milionë euro në 2019.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet