Kryeministri britanik në largim Boris Johnson, ka fluturuar me një avion luftarak Typhoon.
Politikani mori pjesë në një stërvitje rimbushjeje karburanti gjatë fluturimit.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi britanik “Sky News”.
Stërvitjet janë zhvilluar gjatë javës së kaluar.
Videoja e publikuar tregon se si avioni mbushet me karburant në ajër pranë luftarakut në të cilin ndodhet Johnson.
Politikani planifikoi të mbante një fjalim në shfaqjen ajrore të Farnborough-ut.
“Nuk do ta kem problem t’ia dorëzoj kontrollin dikujt tjetër, por kushdo qoftë, mund t’ju them se do të gjëmojnë motorët binjakë të kësaj qeverie konservatore”, u publikua nga media një pjesë e fjalimit të Johnson.
Më 7 korrik, Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër britanik.
Johnson tha gjithashtu se ai do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore dhe kreu i ri i qeverisë.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace shihej si pretendenti kryesor për rolin e kryeministrit të ardhshëm.
Sipas sondazhit të fundit të kompanisë britanike YouGov, ai ishte edhe përpara Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss.
Më 9 korrik, ai njoftoi se nuk do të merrte pjesë në betejën për postin e kreut të Partisë Konservatore dhe qeverisë së vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”