Në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkure të 6 korrikut do të mbahet seancë plenare, me pikat e papërfunduara nga seancat që u mbajtën më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00. Në mesin e pikave është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Më 1 korrik, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për miratimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen deh kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Vetëm 59 deputetë kishin marrë pjesë në votim, ndonëse partitë opozitare ishin në seancë, ata nuk e kanë bërë kuorumin.
Para se projektligji në fjalë të hidhej në votim Partia Demokratike e Kosovës, rrjedhimisht shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se partia e tij nuk do të votojë Projektligjin nëse mjekët dhe profesorët nuk largohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë.
Kërkesës së PDK-së, i ishte është përgjigjur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka potencuar se është e pakuptueshme se si PDK kundërshton një gjë të tillë, dhe nuk bënë amandamentet e duhura për përmirësimin e tij.
“Ne kemi kërkuar që të përfshihen edhe profesorët edhe mjekët, por që deklarimi i tyre të mos jetë publik sepse kur është hartuar strategjia për sundimin e Ligjit ka vlerësuar se janë profesione të ndjeshme. Unë mendoj që kur keni probleme të tilla mendoj që duhet të bëni amendamente, por të kritikosh një çështje e të mos ndërmarrësh asnjë veprim as edhe në Komision mendoj që kjo është hipokrizi. Mendoj qe po na merr kohë dhe nuk është në rregull të jesh kaq joserioz”, kishte thënë Haxhiu.
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë mënyrat dhe procedurat e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së deklaruar dhe të dhuratave, si dhe subjektet deklaruese me qëllim të parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe fuqizimin e integritetit të institucioneve publike, përfshirë edhe sanksionimin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”