Një 20-vjeçare, e cila ishte duke shtyrë një karrocë fëmijësh në një rrugë të qytetit të New York-ut, është qëlluar në kokë.
Sipas departamentit të policisë, viktima është dërguar të mërkurën në spitalin “Metropolitan Center”, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Fëmija i saj tremuajsh ishte i padëmtuar, vijonte policia.
Në një konferencë shtypi pranë vendit të ngjarjes në anën e Epërme Lindore të Manhatanit, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, bëri thirrje për ndihmë për gjetjen e sulmuesit.
“Ne do të gjejmë personin që është fajtor për këtë krim të tmerrshëm. Ne do ta gjejmë atë dhe do ta sjellim para drejtësisë”, tha Adams.
NYPD në Twitter shkroi se banorët duhet të shmangin zonën për shkak të një hetimi.
Gruaja u qëllua një herë në kokë nga një person i armatosur, i veshur me të zeza, i cili iu afrua nga pas. Asnjë i dyshuar nuk ishte marrë në paraburgim që nga mbrëmja e së mërkurës.
Këto shënojnë të shtënat e fundit në një seri sulmesh, disa prej tyre në dukje të rastësishme, në rrugët dhe metrotë e New York-ut.
Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”