“Po përgatisim një financim tjetër për fermerët. Se financimi i parë ishte vetëm për një fazë”.
Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me ekspertët shqiptarë e të huaj, fermerët, agropërpunuesit dhe përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat.
Në fjalën e tij, ai shpjegoi edhe se ka një shkallë fiktiviteti të publikimit të të dhënave të fermerëve që përfitojnë naftë pa e merituar.
Kështu, kryeqeveritari tha se projekti i satelitëve ka marrë më shumë kohë, për shkak të procedurave, por premton që do të vijnë brenda këtij viti.
“Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që, për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh, por duhet të sjellësh faturat”.
Ai shtoi se fermerët duhet të paraqesin raport që “ka prodhuar dhe shitur e për këtë ka harxhuar naftë”.
Po ashtu, shtoi ai “dijet më të fundit” përcjellin eksperiencat më të mirë në fushën e bujqësisë.
Sipas tij, Bujqësia është një fushë ku dija më e përparuar luan një rol të rëndësishëm.
Rama u bëri thirrje fermerëve që hedhin prodhimet dhe bërtasin “dhe i drejtohen Qeverisë”, që të informohen mbi teknologjitë më të fundit.
“Fermerët duhet të marrin mundimin dhe të pyesin të tjerët sesi bëhet puna dhe i takon Ministrisë së Bujqësisë që të ndërtojnë këto ura komunikimi”, përmbylli kryeministri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Prokuroria e Tiranë po mbron evazionin fiskal, thotë Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet