Sport

Jorge Masvidal: Dua të ndeshem me McGregor para se ai të marrë mbidozë kokaine


Ndeshja mes Jorge Masvidal dhe Conor McGregor është një nga më të priturat në UFC.

Rivaliteti mes dy yjeve të UFC-së është një nga më të fortët në botën e MMA. Ata nuk e respektojnë njëri-tjetrin, por nuk kanë mundur të zgjdhin mosmarrëveshjet e tyre në tetëkëndësh.

Per arsye të ndryshme përballja nuk është zhvilluar asnjëherë. Por ajo është lufta që tifozët duan, si dhe do të kishte përfitime të larta ekonomike për të dy sportistet.

Masvidal nuk ka nguruar t’i dërgojë mesazhin e radhës McGregor-it, duke thënë se “Përpara se ky djalosh të kalojë në mbidozë kokaine dhe ndeshja të mos ndodh kurrë, unë nuk mund të fitojë aq para lehtësisht, thjesht dua t’ia thyej fytyrën”.

McGregor theu këmbën korrikun e kaluar, në ndeshjen ndaj Dustin Poirier. Që nga ajo kohë ai është jashtë tetëkëndëshit, por pritet të rikthehet së shpejti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore