Film

Sokol Plakolli i bën thirrje kryeministrit: Ma kthe votën ose mbaje premtimin që ma ke dhënë


Sokol Plakolli duke protestuar para nderteses se Qeverise

“Nuk do të ketë dallavere në konkurse publike gjatë kohës sa unë do të jem kryeministër”, ishin fjalët që regjisori Sokol Plakolli i citonte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Për 24 ditë me radhë, regjisori është duke protestuar këmbëzbathur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

I intervistuar nga Albanian Post, ai bëri të ditur se do të vazhdoj të protestoj derisa kryeministri t’i jap një përgjigje.

Qëllimi i kësaj proteste, sipas tij, është vjedhja e pikëve në konkurs publik për pozitën e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Për Plakollin, edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, mbanë përgjegjësi penale, ngase “për të paktën 3 herë radhazi TKK ka realizuar shkelje ligjore deri në vjedhje pikësh në konkurs publik gjë për të cilën ka fakte”.

“Kjo pozitë vazhdon të mbetet e hapur nga viti 2019 dhe nga atëherë, për 6 herë radhazi është anuluar ky konkurs publik. Dhe ministri [Hajrulla Çeku] nuk ka ndërmarrë asnjëherë, asnjë hap ndaj këtyre shkeljeve të verifikuara”, bën të ditur Plakolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore