Marco Asensio me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid-i gjatë kësaj vere, shkaku i pak hapësirave që i kanë mbetur në formacionin madrilen.
Në këtë mënyrë, shumë skuadra të njohura janë futur në garë për mesfushorin 26-vjeçar, përfshirë këtu edhe Milan-in që kishin kontakte më të avancuara.
Megjithatë, së fundmi janë futur në garë për transferimin e spanjollit edhe skuadra e Liverpool-it.
Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “AS”, anglezët pritet ta bëjnë një ofertë në drejtim të Real-it në ditët e ardhshme.
Mediumi i lartcekur shkruan se trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, e pëlqen mënyrën e lojës së Asensio-s, andaj ju ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i nisin negociatat për transferimin e tij.
Real Madrid-i duket se është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me lojtarin, por vetëm nëse arrin një ofertë e kënaqshme për ta.
Por, duke menduar se Asensio do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, atëherë klubi mbretëror mund ta shesë me një shumë më të ulët, por mos ta humbur me parametra zero në verën e ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet