Një shpërthim i madh ka pasur si pasojë tre të plagosur dhe ka shkatërruar një kafene. Ngjarja ndodhi në Nizhny Novgrood, një qytet 400 kilometra në lindje të Moskës.
Shpërthimi i të premtes paradite preku cepin e një godine 12 katëshe banimi. Kafeneja ishte e vendosur në cep të kësaj ndërtese.
Rreth 100 dritare të godinës rezidenciale u copëtuan, duke shkaktuar dëme të mëdha. Autoritetet vendore evakuuan 106 banorë nga ndërtesa.
Shkaqet nuk janë ende të qarta. Sipas raportimeve mediatike, shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjeve të gazit.
Video shows the explosion in a sushi bar in a residential block in Nizhny Novgorod this morning. Supposedly yet another gas explosion. https://t.co/PBtmVx7d3t
— X Soviet 🇺🇦 (@XSovietNews) February 26, 2021
Nga ana tjetër, policia ka konfirmuar se ndërtesa nuk kishte asnjë tub për shpërndarjen e gazit. Vetë menaxherë të kafenesë pohojnë se nuk përdornin lëndën djegëse në dyqan.
Një çështje penale është hapur nga hetuesit, të cilët po mbledhin prova.
Pamje nga shpërthimi janë hedhur në median sociale Twitter. Shtëllunga e tymit të pas-shpërthimit bie mbi rrugën ku po qarkullonin automjete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel