Momente

Bruno v Tyson pas 32 vitesh


“Bruno v Tyson” është dokumentari më i ri I Sky-it [Sky Documentaries], në të cilin Mike Tyson dëshmon se grushti i kundërstharit të tij Frank Bruno, do ta kishte rrëzuar mbi kanavacën e ringut.

Siç dikton vetë titulli, në fokus të dokumentarit është tkaimi i tyre në të cilin ndajnë eksperiencat, kujtimet, mësimet si dhe copëza të historisë së tyre plot ndërlikime dhe herë-herë, plot “errësirë”.

Ata janë ndeshur dy herë [1989, 1996] për titullin e kampionit të peshave të rënda – të dy ndeshjet e fituara nga Tyson me TKO (nokaut teknik).

Data e përballjes së parë u shty pesë herë, gjë që sipas Tyson-it ndikoi negativisht në performancën e Bruno-s: “Shpresoja shumë të kishte efekt te Bruno”.

Tyson flet për vështirësitë që hasi në raundin e parë pasi pësoi një grusht ‘elektrizues’ nga Bruno:

“Unë u nisa me qëllimin për ta hedhur nokaut që në raundin e parë. Edhe pse grushtat e mi po e godisnin fort, ai po i mbante mjaft mirë. Pastaj ai u kthye me reston e tij – për hir të vërtetës një nga grushtat e tij më shkundi fort në raundin e parë. Ishte si elektroshok; Pashë drita të bardha”, rrëfen Tyson në dokumnetarin e Sky-it.

“Në atë kohë ai ishte në formnë e tij më të mirë, ndaj, ishte një betejë e vështirë për mua”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore