Sport

Barcelona interesohet për shërbimet e Bellerin


Me zgjedhjet presidenciale që janë afër të mbahen te Barcelona, shumë emra janë lidhur me një lëvizje të mundshme te katalunasit.

Joan Laporta, kandidati favorit për t’i fituar zgjedhjet, duket se nuk është i lumtur me krahun e djathtë të mbrojtjes te Barcelona.

Dest erdhi me shumë bujë të Barcelona, por ai nuk ka shfaqur nivelin e pritur deri tani.

Emri që Laporta e do më së shumti, është ish-lojtari i këtij klubi në ditët e tij të hershme, Hector Bellerin.

Bellerin aktualisht është futbollist i Arsenal, por këtë sezon spanjolli nuk ka pasur shumë mundësi nën drejtimin e Arteta-s.

Nëse Barcelona i ofron siguri në minuta, Hector do mendoj seriozisht për ofertën e katalanasve.

Të interesuar për Bellerin ishin edhe Paris Saint-Germain dhe Juventus, por Arteta refuzoi që lojtari të largohet.

Në rast se Bellerin largohet nga “Emirates” këtë verë, Arsenali ka idenë e tyre për zëvendësuesin.

Është 21 vjeçari i Brighton, Tariq Lamptey, që Arteta e pëlqen shumë dhe do dëshironte ta kishte në dispozicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore