Tre shtetas shqiptarë u arratisën nga burgu i Trevisos në Itali. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ata janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.
Gjithashtu mësohet se dy nga tre të dënuarit u kapën.
Personi i cili i shpëtoi prangave të Policisë dyshohet se është Edison Pula, 27 vjeç nga Kruja.
Ky i fundit gjendej në burg për llogari të vendeve evropiane pasi kishte një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Është hera e dytë që Pula arratiset nga duart e Policisë.
Në dhjetor të vitit 2016 ai u arrestua nga Policia e Shtetit dhe disa orë pas arrestimit të tij ai u arratis nga Komisariati i Krujës, aty ku mbahej në paraburgim.
Në atë kohë, Pula ishte i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ai gjithashtu mendohet të jetë pjesë e bandës famëkeqe të Nikelit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Cameron thotë se Britania e Madhe nuk do të ndjekë SHBA-të në ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael
-
Kosova nën sanksionet e BE-së shënon Ditën e Evropës pa progres drejt integrimeve