Stephen Curry shënoi 29 pikë teksa Golden State Warriors mposhti Boston Celtics me rezultat 107-88 në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA.
Seria e finales mes GSW e Celtics, tani më është barazuar në 1:1.
Curry shënoi pesë tre pikësha, si dhe bëri gjashtë kërcime dhe katër asistime teksa Warriors dominuan pjesën e dytë në San Francisko.
“Steph ishte i jashtëzakonshëm në çerekun e tretë”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.
“Jo vetëm gjuajtja, por edhe mbrojtja. Ai thjesht nuk merr mjaftueshëm merita për nivelin e tij të fizikut dhe mbrojtjes”.
“Njerëzit i drejtohen atij për ta lodhur sepse e dinë se sa i rëndësishëm është ai për ne në sulm. Dhe është shumë dramatike, ndryshimi në forcën dhe fizikun e Steph nga tani dhe kur erdha për herë të parë këtu tetë vjet më parë”.
“Djali është i mrekullueshëm; ai thjesht vazhdon të punojë”.
Celtics kishin vazhduar aty ku e lanë në ndeshjen e parë për të marrë epërsinë e hershme prej nëntë pikësh, por Warriors u rikthyen në garë për të mbajtur një avantazh prej dy pikësh në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Celtics vazhduan të shemben, duke kryer 19 përmbysje që çuan në 33 pikë për Warriors.
“Për ne, kjo ishte pak zhgënjyese”, tha trajneri i Celtics, Ime Udoka.
“Kjo ka qenë një temë e vazhdueshme në play-off. Kur kjo të ndodhë, ne jemi në telashe”.
Ndeshja e tretë luhet të mërkurën në Boston. Në finalet e mëparshme të NBA ku seria ka qenë e barabartë 1-1, skuadra që fitoi ndeshjen e tretë ka vazhduar të fitojë kampionatin në 82.1% të rasteve.
Përpara ndeshjes së së dielës, lojtarët dhe trajnerët nga të dyja skuadrat mbanin bluza që shkruanin “Fundi dhunës me armë” në pjesën e përparme pas të shtënave të fundit në Shtetet e Bashkuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit