Sport

Shkodranët Smajlaj dhe Burraj shkëlqejnë në Serbi


Atletët shqiptarë, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kanë shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit, mbajtur më 24 shkurt. Smajlaj rrëmbeu Medalje Ari, ndërsa Burraj atë të Argjendë.

Smajlaj doli në vend të parë, duke arritur rezultatin 7.91m. Kjo është medalja e dytë për atletin, pas asaj të fituar pak ditë më parë në në Kampionatin Ballkanik. Për gati një vit më pas, Smajlaj do të garojë në Kampionatin Europian 2021, si përfaqësues i Shqipërisë.

Atleti tjetër shkodran, që përfaqëson Shqipërinë, Burraj, ka dal i dyti në garën e 400m. Garuesi shënoi kohën 47.45 sekonda, vetëm 0.06 sekonda e kanë ndarë nga kreu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore