Shefi i policisë së Teheranit konfirmoi më 24 shkurt se javën e kaluar ishte arrestuar një iranian. Të arrestuarit i ishte konfiskuar një sasi eksplozivi e fshehur në trup.
Sipas agjencisë së lajmeve, Iribnews, Gjenerali Husein Rahim deklaroi se shtetasi iranian në momentin e arrestimit “mbante me vete një pistoletë dhe një sasi eksplozivi”. Sipas gjeneralit, personi i cilësuar si “kamikaz”, identiteti i të cilit nuk ishte bërë i ditur, ishte denoncuar nga punonjësi i taksisë në të cilën ndodhej shtetasi iranian. Taksisti e kishte kallëzuar për shkak se i dukej një personazh i dyshimtë.
Një oficer policie kishte arritur t’i afrohej të dyshuarit. Sipas të njëjtit burim, oficeri i policisë kishte arritur t’i “çaktivizonte” eksplozivin të dyshuarit. Më pas ai u arrestua.
I arrestuari ishte manipuluar nga “kundërshtarët” e Republikës Islamike. Gjenerali tha se ai kishte ndërmend të “sulmonte ” disa zona në Teheran. Gjenerali nuk dha detaje të tjera për përkatësitë politike të personit apo për vendet ku mendonte të kryente sulmet.
Vitet e fundit, Irani ka qenë shënjestra e disa sulmeve vetëvrasëse. Më së shumti këto sulme pretendohet se janë kryer nga grupe ekstremiste sunite.
Një tjetër koalicion i paraqitur në KQZ mbrëmjen e 24 shkurtit për të marrë pjesë në zgjedhje është “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”. Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Urdhri izraelit për të evakuuar Rafahun është çnjerëzor, thotë Volter Türk
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE