Sipas ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Amerika, përpara se të financojë Ukrainën në ndihmë ndaj agresionit rus me të cilin po përballet, duhet të ketë prioritet dhënien e fondeve për sigurinë e shkollave në territorin e saj.
Është ky qëndrimi i biznesmenit që drejtonte Shtëpinë e Bardhë deri përpara një viti, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në Texas, ku 19 nxënës dhe dy mësues mbetën të vrarë nga një adoleshent i armatosur, i cili u fut në një shkollë dhe nisi të qëllonte pa mëshirë mbi ta.
“Nëse SHBA-të mund të dërgojnë miliarda dollarë në Ukrainë, atëherë duhet të jemi të aftë të bëjmë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur fëmijët në shtëpinë tonë”, deklaroi Trump gjatë një konference pro mbajtjes së armëve.
Takimi u mbajt në Houston nga Federata Kombëtare e Armëve (grupimi më i madh i personave që zotërojnë armë në SHBA).
Për shkak të sulmit gjakatar në Texas, debati për mbajtjen e armëve është rikthyer më i nxehtë se kurrë në SHBA. Por, sipas Trumpit, nuk është aty pjesa ku çalon sistemi.
“Kemi shpenzuar triliona dollarë në Irak dhe Afganistan dhe s’kemi marrë asgjë mbrapsht”, theksoi ai, teksa brohoritej nga të pranishmit. “Përpara se të shtet-ndërtojmë pjesën tjetër të botës, duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë, në vendin tonë”.
Këto thumbime të Trumpit i referohen edhe paketës së fundit të administratës amerikane, e cila u miratua në mënyrë bipartizane dhe dha dritën jeshile për alokimin e 40 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën e shkatërruar nga sulmi rus.
Debati gjithsesi vijon mbi çështjen e armëve, pasi vetëm federata organizatore e këtij takimi, numëron 5 milionë anëtarë.
Ndaj, një pjesë e lartë e amerikanëve e cilësojnë si të domosdoshme armëmbajtjen, si një mënyrë për të mbrojtur pronën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Katër gazetare padisin BBC-në: Ishim subjekt i diskriminimit në bazë të gjinisë dhe moshës
-
Lejuan ndërtimin pa leje, arrestohen dy inspektorë në Kukës
-
Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë, thotë Balla
-
“Sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, Durmishi pas intervistimit
Lajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE