Shëndet

Ushqimet që mbajnë lëkurën të re


Plakja është periudha më delikate në jetën e çdo njeriu, pasojë e ndryshimeve të pandalshme biologjike, psikologjike dhe sociale. Plakja është stacioni i fundit në jetën e çdo njeriu. Të gjithë ne kemi frikë nga ky fenomen.

Por si mund të reduktojmë këtë fenomen, në mënyre që të dukemi më të rinj?

Ja kush janë disa ushqime që na ndihmojnë.

Vaj ullirit esktra i virgjër

Shumë studime që janë kryer për këtë vaj, kanë rënë në përfundimin se ai ka një efekt shumë pozitiv në organizmin tonë, dhe parandalon plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme.

Çaji jeshil

Çaj jeshil ndihmon trupin ndaj radikalëve të lirë. Ai ka efete pozitive dhe në parandalimin e diabetit, rezidencën ndaj insulinës, dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër këto substance arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega tre, e cila rrjedhimisht ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet


Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit

Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë ti japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega

 

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore