Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet (PDIU) deklaroi se sapo ka nënshkruar një marrëveshje me Partinë Demokratike (PD) në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sapo nënshkruam marrëveshjen me partinë demokratike për të hyrë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që është një aleancë e natyrshme sepse ndajmë konsiderata të përbashkëta për gjendjen e rendë ku është demokracia shqiptar. Shqipëria është në një krizë të thellë demokracie, institucionale, ekonomike dhe demografike. Shqiptarët po ikin”.
Aleancën me PD-në ai e cilësoi një aleancë kundër një njeriu të vetëm, Edi Ramës.
Një gjë jua them shumë hapur dhe qartë. Kjo nuk është një aleancë kundër kurrkujt. Madje as kundër Partisë Socialiste. Kjo është një aleancë kundra një njeriu të vetëm, i cili tenton duke kapur të gjithë pushtetin”.
Idrizi deklaroi se PDIU-ja do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
Afganët e ‘harruar’ në Shqipëri në pritje të vizave amerikane
-
Parashikimi i motit, 29 prill 2024