Prezantuesit televizivë në Afganistan kanë vendosur maska në fytyrë, gjatë transmetimeve në ekran, si shenjë solidariteti kundrejt të gjithave grave në kanalet e lajmeve, të cilat, sipas dekretit të talebanëve, duhet të mbulojnë fytyrat e tyre.
Në një protestë të quajtur “#FreeHerFace” në mediat sociale, burrat në “Tolo News” mbanin maska, duke imituar kështu efektin e mbulesës së fytyrës.
Pas urdhrit të talebanëve, koleget e tyre gra janë të detyruara ta mbajnë një të tillë.
Ministria e Talebanëve për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve urdhëroi të gjitha mediat afgane të përdorin maska për prezantueset gra. Vendimi ishte përfundimtar dhe nuk kishte vend për debat, tha ai.
Gjatë nëntë muajve të sundimit të talebanëve, prezantueset janë detyruar gjithashtu të ndërrojnë rrobat e tyre të preferuara shumëngjyrëshe me fustane të gjata.
Në një intervistë për CNN, ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, ndër të tjera, u bëri thirrje prezantueseve gra që të sfidojnë urdhrin e talebanëve dhe të mos mbajnë maska.
E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e talebanëve në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, ku shkruanin se: “Në dy dekadat e fundit, zoti Karzai donte çdo lloj lirie për motrat afgane dhe hapte rrugën për liritë për t’i bërë të huajt të lumtur, por gruaja e tij nuk u shfaq në asnjë media…?!”.
Ministria e Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veseve ka bërë të ditur se mbajtja e hixhabit është “e domosdoshme”, ndërsa lloji më i mirë është burka dhe hixhabi i zi arab.
Sipas urdhrit të ri, në rastin e parë të mosbindjes së urdhrit, talebanët do të këshillojnë dhe udhëzojnë gruan e pambuluar; si hap i dytë do ta paralajmërojnë atë; hapi i tretë është tri ditë burg.
Si hap i katërt, kujdestari i gruas së zbuluar do të dërgohet në gjykatë dhe do të dënohet me një dënim të duhur.
Në muajt e parë të sundimit të fundit taleban në Afganistan, një udhëzim e bëri hixhabin të detyrueshëm për gazetaret gra, por jo të gjitha gratë e respektuan.
Megjithatë, deri në shtator, më pak se 100 nga 700 gazetaret gra në Afganistan ishin ende duke punuar.
Një prezantues tjetër mashkull, i cili nuk deshi të përmendet emri, tha se, ndërsa mbante maskë dy ditët e fundit, e kuptoi se sa e vështirë është të jesh grua në një vend si Afganistani.
Sahar Fetrat, aktiviste feministe afgane që punon për Human Rights Watch, i tha Guardian se: “Gazetarët meshkuj kanë mbajtur maska për fytyrën. Është një akt i madh. Është një nga rastet e pakta ku burrat afganë po bëjnë diçka simbolike, sepse e gjithë rezistenca dhe protestat kundër vellos deri më tani kanë qenë nga gratë ”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare