Futbollisti i West Ham United vazhdon të përballet me akuza për shkelmimin e maces së tij.
Vëllai i Zouma-s, kishte filmuar atë duke shkelmuar macen, e më pas videon e hodhi në rrjetet sociale.
Kjo bëri që ai të përballej me akuza, derisa gjatë ditës së djeshme u paraqit në gjykatë.
A lesson from West Ham's @KurtZouma on how NOT to arrive for a trial….#WHUFC pic.twitter.com/uIhNpg2xgU
— Neil Barker (@Mockneyrebel) May 24, 2022
Derisa ka filluar seanca gjyqësore ndaj tij, ai erdhi tërësisht i mbrojtur nga sigurimi i tij, por gjërat dolën shpejtë jashtë kontrollit.
Mediat nuk lejuan që ai të hynte në seancë i mbuluar me çadra dhe me një mbulesë të zezë në kokë dhe dëshironin t’i bënin fotografi.
Mirëpo, disi sigurimi i tij ia doli ta fute në objekt, derisa u pa i mbuluar me një pëlhurë të zezë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com