Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Muhametaj ishte garuese për plotësimin e SPAK-ut me 17 prokurorë.
Por për dy vendet e fundit u zgjodhën Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.
Muhametaj asokohe tha se kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Gokaj dhe Shehut, pasi sipas saj ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi kështu i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK.
Ish-prokurorja e krimeve Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste