Gjatë një aksioni të Doganës dhe Policisë së Kosovës që është zhvilluar këtë hënë të 23 majit kundër kontrabandës në komunën e Zveçanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për Albanian Post që ka pasur të shtëna me armë zjarri, derisa ka theksuar se aksioni i Doganës është duke vazhduar.
“Ka pas të shtëna me armë zjarri, kemi gjetur bimë narkotike me një lokal dhe aksioni është ende duke vazhduar ende”, ka thënë shkurt Stavileci.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branislav Radoviç, e ka konfirmuar aksionin e Doganës dhe organeve të rendit.
“Ka qenë ndihma e Policisë së Kosovës për Doganën, gjatë kontrollit të një objekti nuk janë gjetur sendet që po kërkonte Dogana, por është gjetur një laborator i narkotikëve, ka pasur të shtëna me armë, por nuk ka të lënduar”, tha Radoviç për mediumin serb Kosovo Online.
Sipas tij, Policia ka kryer një hetim dhe ka gjetur disa gëzhoja.
”Për momentin nuk kemi më shumë informacion”, ka thënë Radoviç.
Siç ka thënë ai, në konsultim me prokurorin, Policia vijon punën për ta ndriçuar rastin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiç i kërkoi personalisht Macron-it ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, pretendon Knaus
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak