Vizita e Charles Michel në Ballkanin Perëndimor – Wunsch për BBC: Dialogu Kosovë-Serbi vështirë se do të diskutohet
Rreth vizitës së kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michell, në Ballkanin Perëndimor dhe mesazheve që pritet të sjellë në rajon, Natasa Wunsch, profesoresha e integrimeve evropiane në Fakultetin e Shkencave në Universitetin e Parisit konsideron se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht është një prioritet shumë i ulët për BE-në”.
“Pres që kjo temë, në rastin më të mirë, do të ngritët vetëm në margjina të takimeve”, tha ajo për BBC-në në gjuhën serbe.
BBc shkruan se në Serbi vizita e Michel “çështjen e të gjitha çështjeve” do ta ketë mesazhin se Beogradi duhet t’i vendosë sanksione Rusisë.
Edhe Vladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi beson se sanksionet kundër Rusisë do të jenë tema kryesore e takimit për zyrtarët serbë.
“Është çështja e të gjitha çështjeve në Evropë për momentin, gjithçka tjetër vjen pas kësaj, por kjo nuk do të thotë që çështjet e tjera do të largohen.
“Paketa e çështjeve në Ballkanin Perëndimor përfshin Kosovën, kufijtë, anëtarësimin në BE, madje edhe anëtarësimin në NATO, pas njoftimit të Finlandës dhe Suedisë se do të anëtarësohen”, tha Medjak për BBC.
“Si një shtet i ardhshëm anëtar i BE-së, do të duhet të respektojë detyrimin për t’u harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së dhe nuk mund të përpiqet të ruajë neutralitetin në çështjet kryesore të politikës së jashtme, siç është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës,” tha profesoresha Wunsch.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Thaçi: Kam informacione se Kurti do ta mbështesë Pendarovskin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës