Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës ka përmendur tri çështje të cilat konsideron se kërkojnë reagim të shpejtë nga ana e Qeverisë.
Sipas tij e para është Ligji i Pagave, për të cilin Tahiri u shpreh se Qeveria po heshtë në mënyrë klasike duke mos dhënë asnjë shpjegim.
“Ligji i pagave tash e tri herë që është në agjendë legjislative nuk vjen në Kuvend. Nesër ka paralajmërim për grevë, 81 mijë zyrtarë publikë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim. Është heshtje klasike, nuk ka asnjë reagim, asnjë shpjegim dhe asnjë dritë në fund të tunelit”, u shpreh ai.
Çështja e dytë që theksoi Tahiri, është paga minimale, për të cilën deklaroi se Qeveria nuk është e interesuar që ta rrisë, por vetëm ta zvarritë procesin.
“Veprimi i fundit ka treguar se Qeveria nuk do ta rrisë pagën minimale, por ta zvarritë këtë proces”.
Ndër të tjera, Trusti konsideron se është çështja e tretë që përmendi shefi i deputetëve të AAK-së. Ligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti tha se duhet të miratohet sa më parë në Kuvend.
“Ndërsa, e fundit, është Trusti, i cili është bllokuar. Ky ligj duhet sa më shpejtë të miratohet”, shtoi ai.
Ndryshe punimet e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës kanë nisur duke kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës e ndodhur më 19 maj të vitit 1999, në luftën e fundit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci deklaroi se masakra e Dubravës ishte një ndër masakrat më të rënda që ka ndodhur në Kosovës.
Ndërsa, në këtë seancë pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për turizmin, Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Xi Jinping vlerëson lidhjet me Francën ndërsa Macron përgatitet të flasë për tregtinë
-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës, thotë Netanyahu
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin