Një familje, e cila po shkonte për të parë pemën e Krishtlindjes së Qendrës Rockefeller, në New York City është nxjerrë nga avioni pasi vajza e tyre dy vjeçare refuzonte të mbante maskë.
Pavarësisht se ata po e mbanin sipër fytyrës së saj, ekuipazhi i fluturimit i detyroi të largohen.
“Ne sapo humbëm një fluturim sepse fëmija ynë dy vjeç nuk pranonte të mbante maskë. U përpoqëm të telefononim linjat ajrore, por nuk morrëm asnjë përgjigje. Shpresoj që mos ta kalojmë përsëri atë që përjetuam të Premten”, ka thënë mamaja e vajzës, Eliz sipas The Sun.
Eliz shtoi se u ndie e poshtëruar dhe traumatizuar. Megjithatë sasia e mesazheve që morri nga persona që kanë përjetuar situata të ngjashme, e ngushëlloi pa masë.
Sipas raportimeve, çifti vazhdoi fluturimin me një linjë tjetër në klasin e parë. Një person i mediave sociale u ofrua për të paguar udhëtimin, por pas ndodhisë së përjetuar u detyruan të largohen pa vajzën e tyre.
Linja ajrore “United” u përgjigj në një deklaratë se siguria e punonjësve dhe klientëve është përparësia e tyre më e lartë.
“Ne punojmë me një grup të gjera politikash. Çdo person më i vjetër se dy vjet duhet të mbajë një maskë. Këto proçedura mbështeten nga udhëzime të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Pëmundjeve (CDC) dhe partnerëve tanë në Klinikën Cleveland. Gjithashtu janë konsistente në gjithë linjat ajrore kryesore”, janë shprehur United. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”