Rektorati i Universitetit të Prishtinë, këtë të martë të 17 majit, ka pranuar një e-mail anonimë në adresë të tij për një alarm se në ndërtesë është vendosur një bombë.
Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Albanian Post se lajmi i bombës rezultoi të jetë i rrejshëm.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, deklaroi Borovci.
Gjithashtu, rastin se po dyshohet për vendosjen e një bombe e kishte konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Agron Borovci, i cili ishte shprehur se informacionet e para kanë qenë se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”.
Menjëherë me të marrë lajmin, sipas tij Policia e Kosovës e ka rrethuar vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, është shprehur Borovci, për Albanian Post.
Gjithashtu skuadra e deminimit janë parë në vendin e ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Krimet e kryera nga shteti i Serbisë s’vjetrohen dhe as nuk harrohen
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet
-
Osmani: ShBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës
-
ZPS-ja pretendon se dëshmitari i 62-të është arrestuar dhe rrahur nga ushtarët e UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet