Zvicra do të mbështesë Qeverinë shqiptare për zbatimin e reformave, të cilat do të përmirësojnë demokracinë dhe shtetin ligjor, klimën e biznesit dhe kushtet e jetesës së qytetarëve shqiptarë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kjo mbështetje, vijon më të tej njoftimin Ministria, do të mundësohet përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për periudhën 2022-2025.
Ne aktivitetin ku u prezantua projekti merrnin pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Adrian Maitre, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane, Patricia Danzi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministra të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore.
Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe falënderoi qeverinë zvicerane për mbështetjen që ka dhënë në vite dhe vazhdon të japë për Shqipërinë.
“Mbështetja e partnerëve ndërkombëtare është e rëndësishme për të konsoliduar një kuadër të besueshëm makroekonomik, një mjedis të përmirësuar biznesi, miqësor me inovacionin, konkurrues e produktiv, si dhe që inkurajon punësimin e të rinjve. Të gjithë këto elementë do të shërbejnë që ekonomia në vijim të rritet në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, falë edhe bashkëpunimit publik – privat”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja theksoi se Programi i Bashkëpunimit 2022-2025 nuk është vetëm një Strategji, por një dokument për të dy palët, për të çuar përpara projekte konkrete të cilat mbështesin reformat kryesore të qeverisë.
Gjatë periudhës 2022-2025, Shqipëria dhe Zvicra do të punojnë për orientimin e reformave dhe arritjen e rezultateve në katër fusha. Fusha e parë përkon me atë të qeverisjes demokratike, e dyta me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe punësim, e treta me shërbimet infrastrukturore dhe ndryshimet klimaterike dhe e katërta në shëndetësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Shqipëria kampionia e verës për gjermanët
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë