Lajme

MV/Filipçe: Vaksinohen 1155 punonjës të shëndetësisë


Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Venko Filipçe, ka deklaruar se deri më 22 shkurt janë vaksinuar 1 mijë e 155 punonjës të shëndetësisë.

“63 mijë e 75 qytetarë janë regjistruar përmes aplikimit online në faqen “Vakcinacija.mk” duke shprehur interesin për vaksinim”.

Filipçe deklaroi se në fund të javës pritet që në RMV të arrijnë sasitë e tjera të dhuruara nga Serbia. Gjithashtu dhe 200 mijë doza vaksine nga kompania kineze “SinoPharm”.

Më herët ministri ka ka deklaruar se Qeveria ka përgatitur dy skema për mënyrën se di do të merret vaksina. Njëra do të bëhet nëpërmjet një aplikimi online në faqen e ministrisë. Ndërsa tjetra nëpërmjet mjekut të familjes.

Sipas njoftimit të ministrisë të parët që do të vaksinohen janë personeli i shëndetësisë.

Deri më tani, në RMV ka pasur 3 mijë e 76 humbje jete, që nga shfaqja e coronavirus-it. Raste aktive në total janë 99 mijë e 408, ndërsa të shëruar 89 mijë e 742 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore