Rajoni

RMV/Filipçe: Sigurohen 800 mijë doza vaksine nga Sinopharm


Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Venko Filipçe, të hënën, më 8 shkurt, nënshkroi marrëveshjen me kompaninë farmaceutike kineze “Sinopharm”, për 200 mijë vaksina anti-COVID.

“Vaksina e ‘Sinopharm’ ruhet dhe shpërndahet në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celcius”.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo vaksinë ka efikasitet dhe siguri, dhe do të implementohet tek të gjithë qytetarët pa kufizime.

Filipçe, deklaroi se kjo vaksinë pritet të arrijë brenda muajit shkurt.

“Detajet më specifike të marrëveshjes mbeten konfidenciale, sepse, një gjë e tillë është në përputhje me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave, përfshirë Sinopharm”.

Më herët ministri njoftoi se të parët që do të vaksinohen janë stafi mjekësor dhe personat mbi 70 vjeç.

“Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2 mijë deri në 2 mijë e 500 vaksinime në ditë”.

Në fazën e dytë, sipas ministrit, do të vaksinohen punëtorët me rrezik më të ulët, punonjësit e administratës, personat mbi 65 vjeç dhe të rinjtë qa kanë sëmundje shoqëruese.

Ndërsa në fazën e tretë sipas skemës së ministrisë, do të vaksinohen të gjithë ata që dëshirojnë ta marrin vaksinën.

Deri më tani vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga kompania AstraZeneca, të cilat priten të mbërrijnë në muajin mars.

Ministri tha se po negociohet me kompaninë “Pfizer”.

Në dhjetor Qeveria e Maqedonisë nënshkroi një marrëveshje me Qeverinë e Bullgarisë. Kjo e fundit i dhuroi Maqedonisë vaksina anti-COVID falas, nga kompania Pfizer/BionTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Deri më tani, në RMV-ë ka pasur 2 mijë e 924 humbje jete, që nga shfaqja e coronavirusit. Raste aktive në total janë 94 mijë e 798, ndërsa të shëruar 83 mijë e 999 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore