Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.
Ndërkaq kongresmeni Torres ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje urgjente, pati ka deklaruar Kongresisti Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ritchie Torres.
“Si liderë të botës së lirë, SHBA duhet të mbështesë aleatët e tyre. Nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se sa Kosovën dhe unë shqetësohem se pa anëtarësim në NATO, Kosova mund të jetë e hapur ndaj sulmeve të Serbisë dhe Rusisë. E dimë që vendet si Serbia, që paraqet kërcënim për Kosovën është e vendosur në anën e Rusisë e Kosova në anën e SHBA-ve andaj duhet të jetë pjesë e një ombrelle sigurie që NATO siguron”, kishte thënë Torres.
Ai ndër të tjera pati theksuar se Evropa e ka obligim që të pranojë Kosovën në familjen e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristersson thotë pranon se mund të vendosë armë bërthamore në Suedi
-
Mbi 170 policë u hetuan gjatë viti 2023, u ngritën kallëzime penale ndaj 74 pjestarëve
-
Tre të akuzuar në Britani, për ndihmën e shërbimit të inteligjencës së Hong Kongut
-
Reagon edhe Bullgaria ndaj Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
Lajmet kryesore
-
Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, lidhur me Sterilizimin
-
Kompanitë privatët ia kalojnë HEC-eve shtetërore, sipas bilancit të tremujorit të parë
-
Reagon edhe Bullgaria ndaj Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
-
Osmani: Qëllimi i regjimit kriminal të Serbisë ishte shfarosja