Dyshja franceze Daft Punk i ka dhënë fund bashkëpunimit pas 28 vitesh në skenë. Ata bënë me dije këtë vendim nëpërmjet një videoje të titulluar “Epilogue”. Lajmin e konfirmoi agjencia Pitchfork.
Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo formuan Daft Punk në Paris në vitin 1993. Ata ndryshuan tërësisht industrinë muzikore. Muzika elektronike franceze mori një tjetër imazh në sytë e botës falë tyre.
Ata nuk u shfaqën thuajse kurrë në publik me fytyrat e tyre të vërteta. Helmetat futuristike me forma dhe dizajne të ndryshme u bënë simbol në botën muzikore.
Punk-ët kanë sjellë në jetë hite ndërkombëtare si One More Time, Around the World dhe Da funk.
Viti 2014 shënoi suksesin e tyre më të padiskutueshëm në 28 vjet karrierë. Ata zotëruan natën e çmimeve Grammy. Albumi i tyre Random Access Memories ishte ndër më të suksesshmit, duke rrëmbyer çdo kategori ku ishte kandiduar.
Get Lucky, bashkëpunimi me Pharrell Williams, u cilësua si një ndër këngët më të mira të 2014-ës.
Pas Get Lucky, ata zunë vendin e parë në Billboard në 2016-ën, me këngën Starboy, në bashkëpunim me The Weeknd.
Dyshja franceze kishte kohë që nuk ishte e pranishme në skenën ndërkombëtare. Tashmë dyshja i mbetet historisë muzikore, mbi të gjitha asaj elektronike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet