Shkelja e kushteve të akreditimit nga ana e institucioneve në veçanti nga kolegjet private kanë ndikim të madh në cilësinë e studimeve.
Ligjet për Arsimin e Lartë dhe udhëzimet administrative që parashohin monitorimin e institucioneve të arsimit të lartë “nuk janë zbatuar asnjëherë”, shkruan organizata Çohu.
“Situata e tillë mundësoi që këto institucione, sidomos kolegjet private, të shkelin kushtet e akreditimit, gjë që ndikon edhe në cilësinë e studimeve. Monitorimi po dështon sepse Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka kapacitete njerëzore për ta kryer këtë obligim”, thuhet në Preportr.
“Monitorimi i institucioneve të arsimit të lartë pas akreditimit të tyre do t’i ndihmonte ngritjes së cilësisë në këto institucione. Edhe pse monitorimi parashihet me Ligjin për Arsimin e Lartë, deri më tani monitorimi nuk është realizuar”, thuhet në Preportr.
Ky monitorim nuk është kryer ende shkaku se Agjencia e Kosovës për Akreditim “nuk i ka kapacitetet e nevojshme njerëzore për ta kryer këtë obligim”.
“Për me tepër, shumë prej kolegjeve kanë pranuar studentë pas konkursit, në shumicën e programeve nuk organizohet provimi pranues dhe rekrutimi i stafit bëhet pa konkurs”, thuhet në njoftim.
Me gjithë shkeljet e mëdha, sidomos nga kolegjet private, të vetmet ndëshkime që janë ndërmarrë ndaj tyre kanë qenë “suspendimet e programeve për shkak të mungesës së stafit akademik”.
Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim duhet të bëjë monitorimin dy herë në vit. Meqë kjo nuk është realizuar asnjëherë atëherë “ka pasur tendenca që Agjencia dhe Ministria e Arsimit t’ia lënë fajin njëra-tjetrës për dështimin e monitorimit”.
Në një hulumtim të mëhershëm thuhet se ka numër të madh të studentëve që janë regjistruar nga kolegjet private duke tejkaluar numrin e lejuar, apo edhe duke i regjistruar në programe të pa akredituara, ka raportuar Preportr.
Ish-kryetari i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni, në një intervistë me Preportr, e realizuar vitin e kaluar, pasi ka pranuar që AKA nuk i ka kapacitetet e nevojshme njerëzore për të bërë monitorimin e IAL-ve, ka thënë se monitorimi i tyre është edhe çështje e inspektoratit të arsimit.
“Do ta bëjmë monitorimin në aspektin e cilësisë, do të thotë që ata profesorë që i kemi në lista dhe që janë deklaruar, a janë ata që ligjërojnë apo është dikush tjetër. Kjo është çështje shumë me rëndësi për cilësinë, sepse nëse është dikush tjetër, nuk është respektuar vendimi i KSHC-së. Këtë monitorim ne duhet ta bëjmë se paku dy herë në vit”, pati thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
“FAZ”: Kurti argumentoi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”