Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar Bridget Brink si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Ukrainë.
Kështu njoftoi shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Albanian Post.
Bridget Brink, një diplomate e lartë, aktualisht është ambasadore e SHBA-ve në Republikën Sllovake.
Para kësaj, ajo ka punuar si Këshilltare e Lartë dhe Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, përgjegjëse për çështjet e Evropës Lindore.
Ajo ishte gjithashtu Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadat Amerikane në Tashkent (Uzbekistan) dhe Tbilisi, Gjeorgji.
Brink e kaloi karrierën e saj 25-vjeçare në Shërbimin e Jashtëm, duke u fokusuar në avancimin e politikës amerikane në Evropë dhe Euroazi.
Siç e dini, caktimi do të bëhet kur pala ukrainase të japë konfirmimin zyrtar.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ambasador të përhershëm në Ukrainë që nga viti 2019.
Christina Quinn aktualisht është në detyrën e së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kiev.
Më herët, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të kthejnë diplomatët e tyre në Kiev, si dhe do të ndajnë fonde të reja për nevoja ushtarake.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vapë, selfie dhe bojë vjollcë – Në Indi pjesëmarrje rekord, Modi drejt mandatit të tretë
-
Katari dënon planin izraelit për ta cilësuar UNRWA si “organizatë terroriste”
-
UNRWA: 690 mijë vajza dhe gra në Gaza nuk kanë furnizime bazë shëndetësore
-
Aksidentohet në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori 60-vjeçar
Lajmet kryesore
-
Eficenca energjetike, BERZH mbështetje për mbi 18 mijë ekonomi familjare në Ballkanin Perëndimor
-
Krijonin të dhëna të rreme për të denigruar titullarët, Gjykata jep masat për gazetarin dhe ish-punonjësen e AMP-së
-
Vapë, selfie dhe bojë vjollcë – Në Indi pjesëmarrje rekord, Modi drejt mandatit të tretë
-
Votojnë Mustafi e Sinani: Shqiptarët meritojnë më shumë