Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që ambasadorit Martin Berishaj, t’i kërkohet raport me shkrim, pas publikimit të një skandali të madh financiar në mediat sllovene, ku edhe vetë Berishaj raportohet se është i përfshirë.
Osmani përveç raportimit ka kërkuar nga Berishaj që të vijë në Kosovë për të sqaruar çështjen në fjalë.
“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së presidentes.
Më tej në komunikatë thuhet se insitutucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e ambasadorit Berishaj në ndonjë vepër penale.
Në anën tjetër, Presidentja në një konferencë për media pati deklaruar se institucionet e Kosovës besojnë deklarimeve të Berishajt, i cili në mënyrë kategorike kishte mohuar akuzat se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
“Ne i besojmë ambasadorit tonë”, pati deklarua Osmani.
E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës të përbashkët për media me presidentin e Letonisë, Egils Levits, i cili po qëndron për vizitë zyrare në Kosovë, Osmani la të nënkuptohet se raportimet i konsideron dezinformata.
“Atyre që publikohen siç e ka thënë presidenti amerikan Joe Biden: rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet