Aksidentet rrugore, marsin e këtij viti, kanë pësuar rënie me 15,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar raportit të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin mars të vitit 2021.
Rënia e numrit të aksidenteve është vënë re edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Në të numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8 për qind.
Sakaq, numri i të aksidentuarve për muajin mars të vitit 2022 është 145 persona, nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.
Kurse në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore këtë mars është 14 persona nga 18 persona të vdekur marsin e kaluar.
Ndërsa, në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021.
Aksidentet rrugore, marsin e këtij viti, në 93,1 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 deri në 34 vjeç, duke zënë 29,7 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, në 12,6 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjatë marsit të këtij viti, numri i aksidenteve, sipas sjelljes së këmbësorit, është ulur me 43,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës