Pas fluksit të vizitorëve, gjatë fundjavës së Pashkëve katolike, autoritetet e Venecias po parashikojnë të vendosin një tarifë ditore, deri në 10 euro, për turistët që duan të hyjnë në qytetin e lagunës.
Sipas kryebashkiakut të Venecias, Luigi Brugnaro, projekti-pilot do të vihet në zbatim për gjashtë muaj, duke filluar me rezervimet e muajit qershor, përpara se të hyjë potencialisht në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.
Brugnaro tha gjithashtu se qyteti është “i pari në botë” që po i nënshtrohet “këtij eksperimenti”.
Planet për një tarifë hyrjeje janë shqyrtuar, qëkur u miratua nga qeveria italiane në fund të vitit 2018, si një zgjidhje për turizmin masiv në një qytet, i cili, para pandemisë së coronavirus-it, tërhoqi rreth 30 milionë njerëz në vit.
Kjo shifër do të shkatërrohej nga pandemia.
Megjithëse vizitorët janë kthyer, fundjava e Pashkëve ishte shenja e parë e vërtetë e rikthimit të sektorit të turizmit, pasi më shumë se 125 mijë njerëz mbushën sheshet dhe rrugicat e Venecias.
“Turizmi në Venecia po fillon përsëri dhe është një frymë e freskët për operatorët e turizmit. Sot, shumë e kanë kuptuar se sistemi i prenotimeve është rruga e duhur për një menaxhim më të ekuilibruar të turizmit”, shkroi më tej Brugnaro në Twitter, përcjell Albanian Post.
Riparte il turismo a #Venezia❤️
Una boccata d’ossigeno per gli operatori.
Oggi in tanti hanno capito che la prenotabilità della Città è la strada giusta da intraprendere, per una gestione più equilibrata del turismo.
Saremo i primi al mondo in questa difficile sperimentazione💪😃 pic.twitter.com/XmTOptMfG0— Luigi Brugnaro (@LuigiBrugnaro) April 18, 2022
Masa do të zbatohet për turistët ditorë, të cilët do të duhet të rezervojnë përpara dhe të paguajnë midis tre dhe 10 euro, në varësi të asaj se sa i zënë është qyteti në ditën që duan të vizitojnë.
“Faza eksperimentale fillon në qershor, kur turistët ditorë do të ftohen të rezervojnë përmes një faqe interneti që po kompletohet nga këshilli”, bëri të ditur për “La Repubblica”, këshilltarja e turizmit në Venecia, Simone Venturini.
“Ata që rezervojnë do të përfitojnë edhe zbritje, si për shembull për hyrjen në muze. Për të përcaktuar tarifën e aksesit, ne do të vendosim një prag maksimal prej 40 mijë ose 50 mijë vizitorësh në ditë”.
Njerëzve që jetojnë në rajonin e Venetos do t’u kërkohet të rezervojnë gjithashtu, edhe pse janë të përjashtuar nga pagesa e tarifës.
Një listë e përjashtimeve të tjera, për shembull, është nevoja për të ardhur në qytet për një funeral ose për të vizituar një të afërm, do të shpallet gjatë javëve të ardhshme.
Ata që do të qëndrojnë natën do të përjashtohen pasi paguajnë tashmë një taksë turistike.
Plani mund të përfshijë përfundimisht instalimin e portave në pikat kyçe të mbërritjes në qytet.
Venecia po përgatitet për një periudhë tjetër të ngarkuar këtë fundjavë, me inaugurimin e Bienales, festë kombëtare, gjithashtu festivali më i vjetër dhe më i madh i arteve në botë.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet