Edhe në javën e 29-të në Superligën e Zvicrës, futbollistët e Kosovës patën paraqitje të mira.
Madje, dy prej tyre janë përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës të zgjedhur nga Superliga zvicerane.
Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e ekipit të Kosovës, Betim Fazlijin dhe Mirlind Kryeziun.
View this post on Instagram
Kryeziu pati një paraqitje tejet të mirë në fitoren e skuadrës së tij, Zurich, ndaj Yuung Boys-it me rezultat 2:1.
Njëkohësisht kjo ishte një fitore e madhe e Mirlindit me shokë, pasi që me pikët e arkëtuara ndaj Young Boys-it, tani ata thuajse kanë siguruar titullin kampion.
Derisa, përveç Kryeziut, në këtë takim u inkuadruan edhe futbollistët tjerë shqiptarë, Fidan Aliti, Lindrit Kamberi dhe Blerim Xhemajli.
Ndërkohë, në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Betim Fazliji.
Mbrojtësi 22 vjeçar shfaqi një lojë të mirë në humbjen e ekipit të tij, St. Gallen me rezultat 3:2 nga Luzern-i, i cili edhe shënoi golin përfundimtar për 3:2.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Simoni jashtë, ekipi i paprekur – Publikohet lista përfundimtare e Sylvinhos për Euro 2024
-
Shqipëria e kolauduar për Euro 2024, merr fitore me gola ndaj Azerbajxhanit dhe niset drejt Gjermanisë
-
Rikthim në Kampionatin e parë Evropian – BRSS-ja kampione
-
Shqipëria me ndryshime të shumta ndaj Azerbajxhanit, prova e fundit përpara Euro 2024