Të gjithë biem dakord se një gotë e mirë vere është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë. Sidomos nëse konsumohet pas një dite të lodhshme.
Por çfarë ndodh kur ajo derdhet dhe lë njollë në çdo gjë që keni përpara?! Ekspertët thonë se duhet të ndjekim tri rregulla bazë për njollat e verës në copa të ndryshme.
Pastrojeni sa më shpejt! Sapo vera bie në shtratin, qilimin, apo xhaketën tuaj, ajo fillon të përhapet. Kjo është arsyeja pse shansi juaj më i mirë për të hequr njollën e një vere të kuqe tërësisht është për ta pastruar atë kur është e freskët, thotë Donna Smallin Kuper, teknike e pastrimit të certifikuar në shtëpi.
Merrni kripën në çast! Lëngjet si vera bllokojnë përhapjen e tyre kur bien në kontakt me kripën, ndaj dhe bëni mirë ta përhapni atë menjëherë në vendin që është derdhur pija.
Një mënyrë tjetër ndoshta më e thjeshtë është që, pasi të keni provuar trukun e kripës, të merrni një lugë me ilaç enësh. Përziejeni me dy lugë ujë dhe fërkojeni vendin në të cilin është derdhur vera. Më pas me një copë të thatë, të cilën e vendosni sipër që të thithë njollën, do shihni që vera nuk ndodhet më aty.
Po në rastin kur njolla e verës është bërë në një sipërfaqe që nuk është veshje? Nëse ajo ka rënë në një mobilie, atëherë përdorni limonin. Pasi t’i keni hedhur kripë për disa minut vendosni një gjysmë limoni mbi pjesën e njollosur dhe bashkë me kripën formohet një lloj skrabi. Fërkojeni për disa kohë dhe më pas lajeni si zakonisht.
Për të gjithë pijedashësit, tashmë dhe njollave të verës u gjet zgjidhja!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel