Një muaj paraburgim për gjashtë persona – përfshirë edhe dy zyrtarë policorë – që dyshohen të jenë përfshirë në rrëmbimin e dy personave, shtetas të Maqedonisë.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z.
Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datën 16 – 17 shkurt 2021, me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, kanë mbajtur nën kërcënim të armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A. në një vilë në komunën e Novobërdës.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Novobërdë.
Siç thuhet në raport, viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Hamasi ka pranuar armëpushimin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare