Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin për kriteret e Masës 1.6, ku përmes kësaj mase do të mundësohet program i trajnimit në punë për personat me aftësi të veçanta për një periudhë 3-6 muaj.
Sipas Muratit të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro për muaj, ndërsa mbështetje do të ketë edhe për bizneset që ofrojnë trajnimin në punë.
“Marrë parasysh që ky vit nga qeveria është shpallur viti i personave me aftësi të kufizuara, sot kisha kënaqësinë të nënshkruaj vendimin për kriteret e Masës 1.6”.
“Gjatë kësaj periudhe, të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro/muaj, ndërsa biznesi apo organizata që ofron trajnimin në punë, mbështetet me 100 euro/muaj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Sipas të parit të financave në Kosovë, pas përfundimit të periudhës trajnuese, nëse të trajnuarit i ofrohet vend pune, atëherë Qeveria do të mbështes “pagën e të punësuarit edhe për 6 muaj tjerë në shumë prej 270 euro”.
“Vendosja e përzgjedhja e përfituesve dhe bizneseve do të bëhet në bashkëpunim me OJQ-të që veprojnë në këtë fushë”.
Murati ka bërë të ditur gjithashtu se MFPT do të publikojë thirrjen për aplikim për OJQ-të e interesuara për ofrimin e trajnimeve.
Çfarë përfshinë masa 1.6 e Qeverisë?
Sipas kësaj mase do të bëhet mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta dhe se për këtë Qeveria ka nda buxhet në shumë prej 5 milion euro.
Kjo masë gjithashtu parasheh që secilit të punësuar me aftësi të veçanta ta subvencionoj me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj dhe se mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës